Bejkush Birçe është pro emërimit të një trajneri shqiptar, por është skeptik për vetë faktin se e di shumë mirë që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka të tjera preferenca. Ish-trajneri i Shqipërisë në fillim të viteve ’90 mendon se kuqezinjtë kanë shanse të mira me grupin që kanë në eliminatoret e Europianit, por sipas tij për një tjetër sukses, Kombëtares kuqezi i duhet të ketë fatin e Argjentinës në Botëror.

“Trajner i Kombëtares duhet të jetë dikush që ka eksperiencë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu duhet një trajner që ka marrë rezultate pozitive kudo ku ka punuar, qoftë në klube apo ekipe kombëtare. Një trajner i huaj në ambientin shqiptar ka probleme specifike, sepse së pari i duhet të njohë mirë grupin dhe natyrisht kërkon kohën e duhur për këtë. Nga ana tjetër, edhe paga që do të marrë është me një kosto të madhe, gjithnjë nëse bëhet fjalë për trajnerë me eksperiencë që kanë CV serioze.

Shpesh Duka ka besuar tek italianët, por me çfarë kuptoj, nisur edhe nga rezultatet, por edhe vërejtjet që i kanë bërë specialistët afër tij, këtë herë ka për të ndryshuar kurs. Koha ka treguar se Duka nuk u ka besuar trajnerëve shqiptarë, sepse që kur ka marrë drejtimin e FSHF-së, vetëm të huaj kemi pasur në drejtim”, ka thënë Birçe për “Panorama Sport”.

SHORTI “Shqipëria është në grup me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Për këtë Birçe mendon se duhet bërë një zgjidhje e kujdesshme në pankinë për të pasur sukses. “Këtë edicion për kualifikueset e Europianit shorti ka qenë bujar me ne. Sikur e ka bërë vetë federata me dorë! Polonia dhe Çekia nuk janë të pakalueshme, pasi edhe ekipi tani e ka eksperiencën me këto skuadra. Për t’u futur sërish në Europian duhen bërë disa gjëra bashkë, siç na ndodhi me Armeninë ku fituam dy herë dhe ngjarjen në Serbi.

Ajo që më pëlqen mua te Kombëtarja në këtë moment është se skuadra ka fituar një farë sigurie, ose si të them, i ka dalë frika për të guxuar. Nukjemi më një ekip i ndrojtur, qëmund të pësojë nga momenti nëmoment. Në përbërje të skuadrës ka lojtarë që kanë eksperiencëne duhur dhe për më tepër disakosovarë, të cilët janë rritur menjë mentalitet tjetër, duke qenënë Europë shumë më përpara”, deklaroi 79-vjeçari.

ZGJIDHJA“Trajner shqiptar apo i huaj? Në këto 20 vite zgjedhja e trajnerit është ekskluzive e Dukës, edhepse FSHF-ja ka një Komitet Ekzekutiv dhe dy zv.presidentë. Një trajneri të zotë nga shkolla jonë, pse jo mos t’i jepet shansi. Problemi është që për të shkuar sërish Shqipëria në Europian, unë mendoj se duhet të ketë fatin e Argjentinës që fitoi në Botëror, që e nisi me një humbje nga Arabia”, përfundoi Birçe.