Dy- tre muajt e fundit po flitet shume per te. Drejtuesit e klubit Vllaznia kane filluar ta kene ne vemendje gjithnje e me shume, nderkohe qe trajneri Lika e vlereson si nje nga sulmuesit me te mire te kampionatit per kete grupmoshe.
E kemi fjalen per 16 vjeçarin Gerald Kubazi, i cili pikerisht per keto arsye eshte zgjedhur nga gazeta “Shkodra Sport” si fitues i çmimit “Talenti i vitit 2022”, çmim qe iu dorezua nga legjenda e golit shkodran dhe shqiptar Vioresin Sinani, te cilin duhet ta kete patjeter si udherrefyes ne karrieren e tij.
Kubazi nuk ka shume deshire te flase ne media, por me se shumti ne fushen e lojes megjithate “Shkodra Sport” i ka marre nje interviste te shkurter per arritjet e deritanishme dhe padyshim edhe per synimet e se ardhmes. Per me shume lexoni intervisten e tij:
– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Talenti i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?
U ndjeva shume i vleresuar per gjithe punen qe kam bere gjate gjithe vitit, por edhe si nje shtyse qe t’i jap vetes sa me fort qe vitin tjeter te arrij edhe ma lart. Ju jam shume mirnjohes ju si gazete “Shkodra Sport” per çmimin dhe per te gjithe mbeshtetjen qe kam marre vazhdimisht nga ana juaj.
– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?
Jam i kenaqur me ato çfare kam arritur deri tani dhe sigurisht qe do te synoj per me shume. Ne kete fillim te sezonit kam shenuar 16 gola te cilet nuk do te jene te fundit por do te shenoj dhe ne vazhdim.
– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?
I uroj te gjitheve festa te gezuara, shendet dhe mbaresi. Ne aspektin e futbollit uroj qe viti 2023 te jete nje vit sa me i sukssesshem per Vllaznine.
– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?
Objektivat e mia personale per vitin 2023 jane qe te stervitem fort dhe te punojme fort te gjithe sebashku qe te fitojme kupe dhe kampjonat si sezonin e kaluar.
Intervistoi: Gjergj KOLA