Pasditen e sotme grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras” ka qenë i pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për t’i dhënë gjithë mbështetjen e tij ekipit të Vllaznisë në këtë fund- sezoni.
Me brohoritjet e tyre, por edhe flakadanët e ndezur ata kanë krijuar një klimë shumë entuziaste dhe kjo i ka bërë të ndihen mirë futbollistët dhe stafin teknik të kuqebluve.
Por nga ana tjetër nuk ka munguar të reagojë edhe klubi shkodran që përmes një postimi në faqen zyrtare shkruan:
“KRAH PËR KRAH DERI NË FUND
Sot në stërvitje nuk ishim vetëm. Zëri dhe zemra e Shkodrës ishte aty.
Faleminderit Vllaznit Ultras për mbështetjen – në çdo moment, në çdo betejë.
Kjo është familje. Kjo është forcë. Ne në fushë, ju në shkallë… Bashkë për një qëllim: Vllazninë në majë”- shkruhet në këtë postim.


