Situata jo e mire qe po kalon Vllaznia aktualisht, i ka bere te vuajne te gjithe tifozet e saj te vuajne. Njeri prej tyre eshte edhe Tonin Pervjela i cili njihet edhe si nje bejtaxhi i zoti i cili pwrmes bejtave tw tij ka dashur tw lartwsojw figurwn e disa prej figurave tw njohura tw futbollit shkodran nw vite, por edhe tw kritikojw lojtarwt aktualw.
E bwn me mwnyrwn e tij duke “i thumbuar” permes rreshtave te shkruar ekskluzivisht per “Shkodra Sport” dhe qe ju te nderuar lexues mund t’i gjeni me poshte:
Për Vllazninë…
Gjithëkush shijon ujin e Rrjollit
fatmirësisht e kena ndër shtëpia,
djem, mos harroni djepin e futbollit
kush ka ken dikur Vllaznia.
Një Vllaznia që ka ba lojën,
që publikun e ka ndez,
me të madhin Paulin Ndoja
që e kanë quajt “mica e zezë”.
Mbrojtësat kanë qenë taman burra
për Vllazninë gjithmonë deri tani,
kanë pas të madhin Suad Durra
pasardhësi i tij Hysen Zmijani.
Mesi i fushës kurrë s’lëvizi
e gjithmonë e diftoj veten,
ishte i madhi Sabah Bizi
Astrit Hafizit i dorëzoi stafeten.
Zhega para portës e ka diftu veten
golat e tij gjithmonë e ndoqen
koka e tij ka shky rrjetën
pasardhësi i tij la Ismet Hoxhen.
Mbrojtësit i ka thanë “çoje kryet drejt qiellit”
jam Ardian Arra i vërtetë
dribloj duke hanger fara lule- diellit
pastaj përfundon në pavion të 17-të
E ka ditë e gjithë Shqipënia
ikja e tij ka ken si sharra,
një Maradonë ka pas Vllaznia,
ai do të mbetet veç Ardian Arra.
Ferid Borshi lojtar simpatik
mesfushori si babaxhan,
një lojtar shumë teknik
me tipare brazilian.
Sot futbollistët rrinë e ndeshen
dhe çdo gja e lane pezull,
ma mirë ka luajt Sabah Bizi dejshën
sesa këto që sot janë esull.
Një lojtar me shumë mjeshtri
asnjëherë se shikjoj orën,
i madhi Ramazan Rragami me 7 penallti
në Shqipëri hoqi rregulloren.
I ka shndrit ajo këpucë
gjuajtja e tij ka ken fishek,
Ferid Rragami ta ka vu topin në Parrucë
ta ka thy xhamin në Skënderbeg.
Këto i ndihmoftë i madhi Zot
shyqyr kurrë nuk mërziten,
futbollistat që lozin sot
si Vllazni e kanë humb traditen.
Do mbetem gjithmonë tifoz shkodran
kena pas kalu dikur në Krujë,
kur kena shku me pa ndeshje në Tiranë
s’jena ndal as me pi ujë.
Bejtat unë i kam si plumbin
me të rrah Kruja, si me të mbyll në burg me tela
ma mirë Vllazni mbylle stadiumin
këtë po ju thotë Tonin Pervjela.