Sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka rigjetur golin me ekipin e Sturm Graz në Austri pas një kohe të gjatë pa shënuar.

Sulmuesi 29 vjeçar i aktivizuar në minutën e 73-te të takimit të sotëm mes Sturm Graz dhe Austria Vienna ka arritur të shënojë golin e barazimit në minutën e 88-te.

Ky është goli I 6-te në kampionatin austriak për Bekim Balajn dhe I pari në kampionat për vitin 2020. Goli I fundit që kishte shënuar Balaj me Sturm Graz në kampionat datonte që nga muaj tetor ndaj St Polten, ndërkohë që gjatë miqësoreve të janarit arriti të shënonte 3 të tillë.

Lojtari i kombetares shqiptare ka kaluar nje periudhe pergjithesisht te mire me skuadren e tij te re tek e cila u transferua veren e shkuar kur erdhi nga ruset e Akhmat Groznyt.

Goli i shenuar sot ndaj Austrise se Vjenes me siguri qe do te pasohet nga te tjere ne vijim dhe me shume te ngjare Balaj do ta kaloje numrin 10 te tyre ne kampionat.

Drejtuesit e ekipit besojne ne aftesite e ketij lojtari dhe jo me kot kane investuar per marrjen e tij. Shtatelarti shkodran shikohet si pike e forte e sulmit te Shturm Graz, skuader qe e nisi me shume pretendime kampionatin por aktualisht ndodhet ne vendin e peste ne renditje.
www.shkodrasport.com