Flamurtari humbi 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Vllaznisën. Vlonjatët shpërdoruan shumë raste dhe nuk arritën të kalonin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri i vlonjatëve Dritan Resuli.

“Të luash me Vllazninë dhe të ndihesh si në Superiore është diçka e rëndësishme. Ne e dimë se Vllaznia është ndër më të mirat, bëmë një paraqitje dinjitoze në të dyja ndeshjet dhe t’i kthehemi kampionatit për të rikthyer Flamurtarin aty ku i takon.”

“E dinim që do të ishim në presion nga Vllaznia dhe u morëm me tranzicionin dhe e bëmë mirë edhe duke llogaritur kapacitetet që kemi. Kemi një rast të dyshimte për golin, shanset i kishim, por nuk dua të merrem me arbitrimin. Jemi pjesë e një projekti, do të shohim edhe elementë të rinj nga U19 që t’i bashkohen grupit”.