Ka luajtur me se shumti gjate karrieres se tij me Partizanin dhe madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek kjo skuader, por ne nje sezon ka veshur edhe fanellen e Vllaznise, megjithate Ardit Beqiri kur flet per garen e titullit kampion te ketij sezoni, “perjashton” shkodranet dhe le aty vetem te kuqte dhe bardheblute e Tiranes.

Ne nje interviste te dhene sot per mediat, Beqiri eshte shprehur: “Unë llogaritë i bëj me Tiranën, me gjithë respektin për ekipet e tjera. E ndoqa Vllazninë dhe nuk e di çfarë mund t’i sjellë afrimi i Balajt.

Mund të bëhet e fortë Vllaznia në një moment, sepse pikët aty janë dhe i ka shanset të jetë agresive në luftën për titull, por shikoj deri në fund një garë mes Partizanit dhe Tiranës.

Nuk e them këtë sepse bardheblutë janë të dytët në renditje, pasi edhe ata kanë probleme, por me disa rregullime të vogla skuadra e Shehit mund të bëhet shumë e rrezikshme”./SHKODRA-SPORT.COM/