Shkodra ne vite ka prodhuar shume futbolliste cilesore te cilet kane lene gjurme jo vetem duke u aktivizuar me Vllaznine e kombetaren shqiptare, por edhe me ekipe te ndryshme ne mbare boten.

Njeri prej tyre padyshim qe eshte Hamdi Salihi, ish- sulmuesi qe sot feston 39 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur ne Shkoder me 19 janar 1984 dhe futbollin e fillon qe ne moshe te vogel duke qene pjese e Akademise Vllaznia, ndersa ne vitin 2003 do te kalonte tek ekipi i pare.

Luan jo shume me skuadren e tij te zemres por arrin te shenoje plot 30 gola duke treguar me se miri se do te kishim te benim me nje sulmues me shume te ardhme. Ne janar te vitit 2005 do te kalonte ne Greqi tek Panionios, por aventura atje do te zgjaste shume pak.

Do te rikthehej serish ne Shqiperi, por kete here per te luajtur me Tiranen, per te kaluar me pas ne Austri tek Ried e me pas tek Rapid Vjene. Karriera e Salihit do te spostohej edhe ne Amerike ku do te luante me D.C. United.

Por Salihi nuk do ta ndalte ketu rrugetimin neper bote sepse me pas do te kalonte ne Kine tek Jiangsu FC e me pas ne Izrael tek Hapoel Akra dhe Hapoel Haifa. Ne vitin 2015 do te kthehej serish ne Shqiperi per te luajtur me Skenderbeun per dy sezone, nderkohe qe karrieren do ta mbyllte ne Austri me ekipin Wiener Neustadt.

Pas lenies se futbollit ne vitin 2019 ka nisur menjehere karrieren e trajnerit teksa ka punuar deri para pak ditesh si zevendestrajner i kombetares shqiptare.
Gjergj KOLA