Berdica I ka bërë një tjetër nderim birit të saj, mjeshtrit te çiklizmit shqiptar Agim Tafili duke I vënë shkollës së fshatit të tij të lindjes Berdicë e Siperme, emrin e tij. Premtimi I bërë nga kryetari I kësaj komune Besnik Brahimi majin e vitit të kaluar gjatë zhvillimit të kupës “Agim Tafili” është bërë realitet pikërisht ditën e djeshme me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Vendimi I këshillit të kësaj komune ka qenë unanim për vënien e emrit shkollës së këtij fshati dhe ceremonia është zhvilluar pikërisht mesditen e djeshmme.

Kane qenë të pranishëm përveç drejtuesve të kësaj komune, presidenti I Federates Shqiptare te Çiklizmit Skender Anxhaku dhe te tjere figura te shquara te ketij sporti te ardhura nga Tirana dhe rrethet e tjera, pjestare të familjes Tafili, ish-çiklistë të Vllaznisë, mësues e nxënës. Kanë qenë të pranishëm edhe ish- kolegë të Agimit, Guzja, Pinari, Gjyzeli, Ahmetaj, Doda apo dhe shkodranët Syka, Kola e Hoxha. Të ftuarit I ka përshëndetur kryetari I komunës Berdicë Besnik Brahimi që ka vlerësuar emrin dhe figurën e Agim Tafilit dhe jo më kot, për ta nderuar atë edhe më shumë, I është vënë emri shkollës së fshatit të tij të lindjes. “Mendoj se kemi bërë vetëm detyrën ne si Komunë ndaj djalit të Berdicës Agim Tafilit. Shpallja “Qytetar Nderi” I Komunës, zhvillimi I kupës me emrin e tij nuk mund të ishin të plota pa përjetësimin e kësaj figure në emrin e shkollës ku ai ka qenë nxënës I saj. Nëse Agimi pavarësisht emrit dhe famës së tij, e la me gojë që trupi I tij do varrosej në Berdicën e tij, në vendin e tij të lindjes, natyrisht që ne nuk mund të qëndronim pasiv ndaj kësaj figure të tillë prandaj dhe po I bëjmë të gjithë nderimet e duhura. Ajo çfarë më vjen keq është se të njëjtat nderime nuk ia ka bërë edhe Bashkia Shkodër ndonëse Agim Tafili ka dhënë shumë për të dhe e ka përfaqësuar me dinjitet në çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombëtar”-ka thënë kryekomunari Brahimi. Ndërkohë këtë gjest të Komunës dhe kryetarit  Besnik Brahimi, e ka përshëndetur edhe presidenti I Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku që ka shtuar: “Jemi të lumtur që një pjestar I familjes tonë të çiklizmit merr nderime të tilla. Sigurisht që nuk ka vend për të thënë a I ka merituar të gjitha ato, madje dua të them se ka merituar shumë më tepër, ka merituar nderime edhe nga Bashkia Shkodër dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që për fatin e keq nuk ia bënë ashtu siç duhet”.  Ndërsa në emër të familjes, ka përshëndetur djali I Agimit Tafilit, Alsidi I cili e pavarësisht dëshpërimit ende të madh që ndjen për humbjen e njeriut të dashur, ka gjetur forca ta quajë ditën e djeshme si një ndër ditët më të lumtura të jetës së tij sepse ka parë shkollën ku babai I tij ka mësuar, të marrë pikërisht atë emër, emrin e Agim Tafili. Nuk kanë munguar fjalët e mirënjohjes as nga Sytki Tafili, I vëllai I tij, edhe ky një emër I madh I çiklizmit shqiptar, ka folur edhe Brahim Syka, por nuk kanë munguar as babai I tij Asimi dhe I vëllai tjetër Shkëlqimi. Pas përshëndetjes të të pranishme, është zbuluar edhe pllakati I vendosur në hyrje të shkollës teksa tani e tutje shkolla 9 vjeçare Berdicë e Sipërme do të mbajë emrin e Agim Tafilit. Ceremonia e djeshme , ka ardhur pikërisht në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të kësaj figure të madhe të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar. Sot mbushet plot që një vit që Agimi nuk është më mes nesh. Në familjen Tafili do ketë shumë vizita, për të kujtuar edhe njëherë shokun dhe mikun e tyre. Në familjen Tafili dhimbja do jetë sërish e madhe sepse ende edhe sot asnjë pjestar I saj nuk dëshiron ta besojë se nuk e kanë më në gjirin e tyre atë. Shokëve dhe miqve të tij nuk do t’u besohet se sot nuk e kanë në gjirin e tyre kampionin e madh. Megjithatë të gjithë do kenë se me çfarë ta kujtojnë këtë legjendë. Çdo herë që do kalojnë nga Berdica, fshati në hyrje të Shkodrës, do të mund të ndalen tek shkolla që është buzë rrugës dhe aty do “çmallen” me Agimin sepse ai do jetë gjithmonë aty. Tek shkolla e fshatit të tij të lindjes.
Gjergj KOLA