Kristjan Asllani bëri debutimin e tij me Shqipërinë si titullar në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Për mikrofonat e “Super Sport” në përfundim të sfidës mesfushori foli për emocionet, por dhe për zërat e merkatos.

“Është emocion unik, besoj se bëra gjithë ndeshjen. Luajtëm të gjithë mirë, kemi bërë shumë raste, mungoi vetëm goli para tifozëve, por do të vijë edhe goli, jam i sigurt.

Unë hyra në fushë, doja të kërkoja të ndihmoja çunat dhe shpresoj se e kam bërë mirë. Unë e ndjej veten më mirë kur luaj si 6 para mbrojtjes. Edhe te Empoli kam luajtur aty, por futem ku të dojë trajneri.”

“Unë dhe Bajrami njihemi mirë, por sot ndjehemi mirë me mesfushorët dhe jam shumë i lumtur se kemi bërë super ndeshje me ekipin.Për mua ekipi është shumë i fortë dhe sot ë bëjmë shumë gjëra të bukur në të ardhmen.”

Merkato

“Nuk i di zërat, nuk më interesojnë, jam i përqendruar te Empoli dua të mbijetoj në Serinë A dhe të qëndroj atje.”