Është shtyrë zyrtarisht inagurimi i “Kukës Arena”. Verilindorët do të përballen në fundjavë ndaj Tiranës dhe ishte planifikuar që ky takim të luhej në Kukës, por siç duket fusha nuk është ende gati për të pritur një ndeshje zyrtare.

Me pas, mesohet se drejtuesit kukesianë kane shprehur deshiren qe ta luajne kete ndeshje serish ne Shkoder ashtu siç kane bere ne disa raste te tjera kete sezon, por kjo deshire e tyre nuk eshte aprovuar.

Arsyeja ka qene sepse Vllaznia do te luaje vete kete jave ne “Loro Boriçi” dhe per me teper gjate ketyre diteve priten reshje shiu, çka do ta bente jo shume te pershtatshme gjendjen e fushes dhe per kete arsye, e ka refuzuar kete kerkese.

Nga ana tjeter, përmes një postimi në faqen zyrtare, Kukësi ka zbuluar se kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Sfida do të luhet ditën e shtunë dhe do të nisë në orën 13:45. Pas 26 javësh të zhvilluara deri më tani, Tirana kryeson kampionatin me 59 pikë, kurse Kukësi mban vendin e 3-të me 43 pikë.