Gjesti ofendues i Ronaldos ndaj tifozëve të Al Shabab nuk kaloi pa u vënë re. Në fund të ndeshjes, të cilën Al Nassr e humbi 3-2, tifozët kundërshtarë brohoritën disa herë “Messi, Messi” për ta tallur kampionin portugez.

Ky i fundit e humbi toruan dhe u kundërpërgjigj me një gjest vulgar (si në videon shoqëruese të këtij shkrimi), çka ka nxitur nisjen e htimit nga Komisioni Disiplinor. Ky i fundit pritet që ta skansionojë 39-vjeçarin luzitan.

Sipas raportimeve nga mediat arabe, Komisioni Disiplinor është duke vlerësuar masën që do të marrë ndaj Ronaldos. Ekziston mundësia që ai të dënohet me dy ndeshje dhe gjobitet financiarisht.

Një çështje që në asnjë rast nuk do të rëndonte në xhepat e Ronaldos, por që tashmë i jep reperkusion të qartë për sa i përket imazhit të tij./telesport/