Epoka e Champions-it për Cristiano Ronaldon duket se ka përfunduar. Për herë të parë në karrierën e tij si futbollist, portugezi do të luajë në grupet e Europa League-s.

Manchester United ka publikuar formacionet zyrtare dhe 5 herë fituesi i Topit të Artë do të jetë titullar në sfidën kundër Real Sociedadin.

Një zhgënjim i madh ky për Ronaldon, egoja e të cilit nuk mund të pranonte që të zbriste në nivelin e dytë të UEFA-s.

Së bashku me menaxherin e tij, Mendezin, Ronaldo bëri gjithçka ishte e mundur për ta shmangur një skenar të tillë.

Sulmuesi luzitan iu vetëofrua një sërë klubesh europiane që i mundësonin pjesëmarrjen në Champions League, por përgjigja ishte e njëjtë nga të gjithë: “JO”.