Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për klubi e Monzës që është në pronësi të dyshes Berluskoni-Galiani.

Drejtuesit janë duke projektuar afrimet e bujshme në merkato, për të ndërtuar një skuadër dinjitoze në Serinë A. Mes emrave të shumtë që janë duke qarkulluar në media, është edhe ai i mesfushorit të Kombëtares, Emanuele Ndoji.

Shqiptari është pjesë e Breshas, ndërkohë që sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, Ndoji pëlqehet shumë nga drejtuesit e Monzës, ku së bashku me sulmuesin Alfredo Donaruma, mund të transferohen të skuadra e re, e cila ka objektiva madhore në të ardhmen. Ndoji është vetëm 23-vjeç dhe bën pjesën në mesfushorët me prespektivë për të ardhmen.

Fakti që Bresha shumë shpejt do të bjerë nga kategoria, mund ta detyrojë Ndojin të pranojë ofertën e Monzës, për të ndjekur këtë projekt të ri me në në krye dyshen Berluskoni-Galiani si dhe pa harruar trajnerin Kristian Broki.