Uheid Hoxha është lojtari më i ri i Besës së Kavajës. Burime të besueshme pranë kampit verdhezi bëjnë me dije për newsport.al që futbollisti i Vllaznisë U-19 ka arritur marrëveshjen me kavajasit dhe nesër do të prezantohet në ambientet e klubit. 18-vjeçari shihet si lojtar i së ardhmes dhe luan si mesfushor qendre.

Cilësitë e treguara në Akademinë e Vllaznisë ka nxitur drejtuesit e Besës që ta “rrëmbejnë” për ta pasur në gjirin e tyre për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Ndërkohë shkodrani është pjesë edhe e Shqipërisë U-20, me të cilën është grumbulluar herë pas here.

Shkodra është konsideruar gjithmonë si djepi i futbollit shqiptar duke nxjerrë herë pas here talente. Tashmë është radha e Hoxhës të spikasë dhe pse jo, të arrijë nivelet më të larta në futbollin europian. /Newsport/