Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, flet për Sky gjithashtu pas ndeshjes: “U argëtuat eee? Nuk dalim me një rezultat perfekt, por është një rezultat që na mban gjallë për rikthimin, ku çdo gjë mund të ndodhë. E nisëm keq, pësuam dy gola herët, por më pas ishim të mirë për të reaguar dhe mbajtur gjallë”.

Reali nuk vdes kurrë? “Për këtë rezultat nuk ju nevojitet një rikthim i madh. City është një ekip i madh, por siç ndodhi me PSG-në dhe Chelsean, ndeshja në Bernabeu do të na bëjë më të kujdesshëm dhe do të tregojmë cilësinë e treguar sot”.

Penalltia e Benzema? “Nuk e dija se si do ta kishte goditur. Gjatë javës ai provoi, por asnjëherë nuk menduam të ndryshonim gjuajtësin e penalltisë. Parabole? Ai shënoi dhe kjo është në rregull. Benzema ka gjithçka, për të ekzekutuar një penallti të tillë duhet personalitet”.

A do ta mbyllim këtu votimin për Topin e Artë? “Le ta mbyllim këtu, e meriton, është e mrekullueshme. Ai është numri një për momentin, nuk ka asnjë diskutim per kete. Te gjithe e kane pare”.

Çfarë keni për t’i thënë ekipit për rikthimin? “Tani duhet të fitojmë ne La Liga të shtunën, do të na ndihmonte dhe pas kësaj nuk kam pse të them shumë. Ne dimë të luajmë, jemi të qetë dhe mezi presim të luajmë në shtëpi”./telesport/