20 vite mes projekteve të shtyra vazhdimisht, punës së ndërprerë për muaj me radhë edhe për shkak të pandemisë, por më në fund, gjigandi i Xhakartës është gati. Stadiumi madhështor në Indonezi tashmë ka përfunduar dhe vendasit mund të krenohen me një nga veprat më madhështore sportive të planetit.

Vendi i njohur për turizmin dhe bujqësinë, mund të festojë hapjen e impiantit modern, i denjë për të hyrë edhe në sallonin e stadiumeve më prestigjoze europiane. “Jakarta International Stadium” ka hapur dyert për të pritur ndeshjet e futbollit vendas dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për një impiant prej 82 mijë vendesh, i krahasueshëm me hapësirën e “San Siros” apo “Santiago Bernabeu-t” ku do të luajë skuadra vendase Persija Jakarta por edhe Kombëtarja e Indonezisë. Projekti fillestar u ideua në fillim të shekullit dhe më pas u zëvendësua me një më ambicioz.

Impianti është 73 metra i lartë ndërsa çatia lëvizëse është më e madhja në planet pas asaj të Arlingtonit në Texas ku luan skuadra e Dallasit në bejsboll. 9 kate mes zyrave dhe dyqaneve. Stadiumi ka kushtuar plot 340 milionë dollarë./oranews/