Besa e Kavajes e ka nisur diten e sotme me prezantimin e nje perforcimi te rendesishem. Ish- mbrojtesi i Vllaznise Armenis Kukaj tashme eshte zyrtarisht pjese e kesaj skuadre.

Mbrojtesi shtatelarte ka disa dite qe ka nisur stervitjen me kavajasit dhe tashme ka ardhur firma ne kontrate dhe prezantimi si lojtari me i ri i Beses.

Kukaj e nisur karrieren ne Shkoder, aty ku eshte formuar tek Akademia Vllaznia, me pas ka firmosur me ekipin e pare por duke mos gjetur hapesira aktivizimi, ka kaluar ne Gjirokaster tek Luftetari.

Me kete skuader ka luajtur per dy sezone por pas renies se saj nga Superliga u largua dhe streha e tij e rradhes ishte Bylis me te cilin firmosi kete vere.

Megjithate me kalimin e diteve duket se gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet per te ne Ballsh dhe kontrata eshte nderprere nderkohe qe kane perfituar nga kjo kavajasit qe e kane bere menjehere pjese te tyre.

Tek Besa, Kukaj do te gjeje dhe dy ish- futbolliste te tjere te Vllaznise, pikerisht Alsid Tafilin dhe Egzon Shimajn dhe te tre sebashku do te mundohen te japin me te miren e tyre per kete skuader./SHKODRA-SPORT.COM/