Egzon Shimaj është lojtari i radhës që është prezantuar nga klubi i Besës së Kavajës. Lajmi është bërë me dije nga verdhezinjtë që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmërojnë se 18-vjeçar ka firmosur për sezonin e ri. Ai shihet si një element mjaft premtues dhe kjo ka bindur drejtuesit e Besës që Shimaj të vishet verdhezi.

“Egzon Shimaj zyrtarisht verdhezi. 18-vjeçari shkodran vjen si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri dhe gjithashtu shikohet si një element premtues për të ardhmen”, ishte njoftimi i klubit kavajas.

Shimaj ka spikatur edhe me skuadrat e moshave në Akademinë e Vllaznisë duke u projektuar për ekipin e parë. Por, drejtuesit e Besës janë treguar më të shkathët duke e rrëmbyer në gjirin e tyre.