Skuadra lezhjane eshte e vendosur per t’iu shkeputur sa me shpejt fundit te renditjes dhe per kete arsye, po ben disa perforcime te rendesishme gjate merkatos se janarit. Deri tani numri i lojtareve te ardhur gjate ketyre diteve ka shkuar ne shtate.

Pjesen me te rendesishme te perforcimeve e perbejne futbollistet braziliane. Pak dite me pare kane firmosur Alesandro de Jeses Oliveira dhe Robert Lima de Souza, ndersa i fundit prej tyre eshte sulmuesi 21 vjeçar Guilherme Igor Rocha Vieira.

Ky i fundit konsiderohet nje lojtar i rendesishem per te ardhmen e skuadres lezhjane dhe prej tij sigurisht qe priten gola te cilet do t’i japin asaj piket e duhura qe do t’i nevojiten per t’iu shkeputur fundit.

Kujtojme se qe prej fillimit te sezonit pjese e Beselidhjes jane edhe dy brazilianet Artur da Silves dhe Icaro Nunes dhe ne total tashme pjese e saj jane plot 5 futbolliste te ardhur nga vendi i “sambas”.

“Dashuria” e madhe per ta, shpresohet te sjelle rezultatet e duhura sepse pritshmerite e tifozeve jane te medha, por kjo duhet reflektuar me rezultatet e duhura ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/