Kupa e Shqipërisë do të zhvillojë ditën e martë (17 janar), disa nga sfidat e saj. Dueli i cili do të zhvillohet në orën 13:00 në stadiumin “Adush Muça” është ajo mes Bylis dhe Vllaznisë. Turi i 1/8-tave do të vijë me një dhuratë për tifozët e Bylis.
Presidenti Besnik Kapllanaj ka menduar që të surprizojë tifozët mallakastriotë, duke vendosur që hyrja në tribunën ballore të jetë falas për të gjithë. Në një sfidë ndaj një kundërshtari si Vllaznia “lojtari i 12” do të ishte suport i madh.
Ja çfare shkruhet ne faqen zyrtare te klubit ballshiot ne lidhje me kete ndeshje:
Kupa e Shqiperise/ Bylis-Vllaznia
Presidenti Besnik Kapllanaj si dhurate per tifozet ka vendosur hyrjen falas ne tribunen ballore, per te pasur sa me shume sportedashes mallakastriote qe te mbeshtesin skuadren e zemres!