Ende nuk janë prononcuar drejtuesit e Besëlidhjes sa i përket zhvillimit të fazës përgatitore, por me shumë gjasa ajo do të kryhet pikërisht në Lezhë. Prej më shumë se një javë skuadra lezhjane ka nisur stërvitjen nën drejtimit e teknikut të ri Sokol Meta, i cili ka sjellë edhe ai risitë e tij në drejtimin teknik. Stërvitja nën drejtimin e trajnerit të ri zgjat më shumë se orë, e cila po vazhdon çdo ditë në aneksin e stadiumit “Besëlidhja”. Për këtë skuadër, duket se ka shumë rëndësi fakti se është ruajtur 90 % e grupit të vjetshëm, çka përbën një element shumë të fortë për sezonin e ardhshëm. Ndoshta me kalimin e ditëve lezhjanët mund të spostohen për pak ditë edhe në Shëngjin, meqë e kanë edhe afër, nga ana gjeografike, por gjithçka mbetet për t’u parë. Pra duket se Besëlidhja nuk do të lëvizë nga qyteti i saj për të zhvilluar fazën përgatitore diku tjetër, qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë. Pas disa ditë stërvitjeje, do t’u vijë radha edhe ndeshjeve miqësore, ku tekniku i ri Meta ka mundësi të shohë më nga afër cilësitë dhe vlerat e çdo futbollisti. Gjithashtu vlen për t’u theksuar fakti se gjatë këtyre ditëve të fillimit të procesit stërvitor, presidenti Gjokë Noka është pranë skuadrës në çdo moment, për çdo gjë, që ajo ka nevojë.