Teuta dhe Besëlidhja janë përballur mes rtyre në basketollin për meshkuj, ku durrsakët ia kanë dalë të triumfojnë me shifrat 70-65 në një sfidë ku rezultoi të ishte e luftuar mes dy ekipeve.

Në këtë mënyrë më në fund kampionati i basketbollit për meshkuj ka një lider, pasi disa javësh që skuadrat bashkekryesonin tabelën e klasifikimit.

Kampionët në fuqi nuk falin dhe rimarrin kreun e kampionatit e vetme me 16 pikë pas 9 javëve të zhvilluara, ndërsa në vendin e dytë ndjek Besëlidhja me 1 pikë më pak.

Kjo e fundit pavaresisht disfates do te tentoje deri ne fund te jete nje nga ekipet me te mira te kampionatit. Trajneri Bilali eshte shprehur herepashere se perberja e skuadres garanton suksesin dhe si rrjedhoje duhet pritur deri ne fund per kete gje.