Valbona mbetet zyrtarisht pa trajner, pasi tekniku Oltijon Kërnaja ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Një vendim i papritur ky i Kërnajës, teksa ky i fundit e ka shpërndarë këtë lajm me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”, duke deklaruar se kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim.

Në gjashtë ndeshje në Grupin A të Kategorisë së Dytë, Valbona nuk ka humbur asnjë ndeshje me tropojanin në pankinë, teksa renditen në vendin e 5 me 12 pikë.

POSTIMI I OLTIJON KËRNAJËS –

“Dashuria , pasioni per ekipin e zemres KF VALBONA , te qytetit tim Tropoja ,jane me te medha se cdo lloj intrige e thurur lart e poshte.

Largohem krenar !Duke bere Faktor ne Futbollin Shqiptar! Zero Humbje. Duke krijuar ekipin me te mire te Kategorise se dyte!

Faleminderit Presidentit per besimin. Faleminderit çuna qe lan ekipe superiore per tju bashkuar projektit tim !

Nuk eshte lamtumire , por thjeshte nje mirupafshim!

Forca VALBONA!