Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja mund 2-1 Drenicën në miqësore, Elvis Plori triumfon ndaj Thomas Brdariç

Besëlidhja mund 2-1 Drenicën në miqësore, Elvis Plori triumfon ndaj Thomas Brdariç

Besëlidhja ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Drenicës në ndeshjen miqësore të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës. Kështu, lezhjanët që siç dihet luajnë në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, kanë triumfuar ndaj drenicakëve që marrin pjesë në Superligën e Kosovës.

Thënë ndryshe, skuadra e drejtuar nga Elvis Plori ka triumfuar ndaj asaj të drejtuar nga Thomas Brdariç. Dy trajnerët që kanë punuar sëbashku tek Vllaznia, sot u përballën si kundërshtarë, por këtë herë në një miqësore. Kujtojmë që pjesë e skuadrës së Drenicës janë edhe ish- futbollistët e Vllaznisë, Jonuzi, Victor Da Silva, Qarri e Çoba.

Besëlidhja e Elvis Plorit e nisi këtë takim me formacionin e mëposhtëm: Myrta, Marku, Temja, Ramilli, Alan Sander, Kruja, Karakaçi, Bega, Qurbanov, Rraboshta dhe Akansase. Të dy golat për lezhjanët u shënuan në pjesën e parë dhe kishin për autorë futbollistët Antonio Marku dhe Qurbanov.

Kjo ishte miqësorja e fundit për ta sepse në fundjavë do të rinisë kampionati dhe Besëlidhja padyshim që do të kërkojë të mbajë vendin e parë deri në fund për t’u ngjitur një kategori më lart sepse ky është objektivi i vetëm i saj.

Forma e treguar në ndeshjet miqësore dhe kryesisht edhe sot ndaj Drenicës tregon se gjërat po shkojnë mirë dhe tashmë çdo gjë është gati për startin e ndeshjeve zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments