Ne Lezhe jane te pakenaqur me gjendjen jo te mire qe po kalon skuadra e zemres se tyre, Beselidhja. Kjo pasi skuadra lezhjane, me rezultatet negative te rregjistruara gjate ndeshjeve te fundit, eshte perfshire seriozisht ne grupin e skuadrave qe rrezikojne per te rene nga Kategoria, duke marre ne konsiderate faktin qe ata renditen te fundit ne tabelen e klasifikimit.

Realisht, ishte kjo arsyeja qe presidenca lezhjane vendosi te kete ndryshime ne drejtimin e skuadres, ku tashme ne krye te lezhjaneve eshte vendosur trajneri Artan Bano. Me kete te fundit ne pankine, Beselidhja ka arritur te siguroje pese pike deri me tani ne pese ndeshje.

Megjithate, pavaresisht perpjekjeve, Beselidhja vazhdon te zhytet gjithnje e me shume dhe e sheh veten shume prane renies nga Kategoria. Pozitat e Beselidhjes jane renduar shume, pasi ajo ndodhet ne kuoten e vetem 15-pikeve, duke mbajtur vendin e fundit ne renditje.

Nderkohe qe, tre ndjekesit e saj me te afert, Turbina, Oriku dhe Lushnja kane nga 18-pike secila. Kjo jave do te jete mjaft vendimtare per mbijetesen e Beselidhjes ne Kategorine e Pare, pasi do te ndeshet me nje kundershtar direkt, sic eshte Oriku dhe ndoshta aty mund te percaktohet pothuajse gjithcka ne verdiktet e ketij sezoni per lezhjanet e trajnerit Artan Bano, aty ku luajne edhe dy shkodranet Klejdi Dibra dhe Samet Hepaj.
Maringlen ZHIVANI