Skuadra e Beselidhjes nuk mund te qendroje pa futbolliste shkodrane ne rradhet e saj. Ditet e fundit me te eshte bashkuar edhe nje tjeter dhe behet fjale per mesfushorin Brendon Stafa.

Ai ka disa dite qe eshte vene ne dispozicion te trajnerit Çoçlli dhe madje ka luajtur edhe ne ndeshjen miqesore te para dy diteve ndaj Veleçikut qe perfundoi me rezultatin e barabarte 1-1.

Paraqitja e tij ne kete ndeshje por edhe ne seancat stervitore te ketyre diteve, ka bere qe stafi teknik te marre vendimin per ta pranuar ne skuader dhe ai pritet te jete pjese e Beselidhjes ne gjysmen e dyte te sezonit.

Tashme duket se ka mbetur vetem çeshtja e hedhjes se firmes ne kontrate dhe nje gje te tille e pranon vete lojtari ne nje komunikim qe ka patur mbremjen e sotme me gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur: “Jemi shume prane arritjes se nje marreveshje dhe me shume siguri do te jem pjese e Beselidhjes ne vazhdim te ketij sezoni”.

Kujtojme qe Stafa ka qene pjese e Vllaznia U21 deri para nje sezoni, ndersa prej disa kohesh ka luajtur me ekipin e Murlanit nderkohe qe tashme do te veshe fanellen e skuadres lezhjane./SHKODRA-SPORT.COM/