Xhuliano Skuka po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Partizanit, Sulmuesi tashmë po bëhet gati për një aventurë të re jashtë Shqipërisë, në një kampionat shumë më prestigjioz.

Mendohej se ky kampionat ishte ai italian, ku interesoheshin Verona dhe Leçe për të. Por destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Franca. “Panorama Sport” ka mësuar se me ndërmjetësimin e menaxherit Shkumbin Qormemeti, Skuka do të udhëtojë së shpejti drejt Francës për të nënshkruar me skuadrën e Metz.

Kjo e fundit, pjesë e Ligës 2 në Francë, ka gjetur akordin financiar me Partizanin dhe pritet që shumë shpejt Skuka t’i japë lamtumirën të kuqve për t’iu bashkuar në këtë aventurë të re klubit që lufton për ngjitjen në Ligën 1.

Sa i takon zhurmes se kalimit te tij ne Itali, mediat prane klubit te Verones e pergenjeshtruan lajmin se ata kishin bere nje oferte per kete futbollist por thjesht po shfrytezohej emri i Verones per te rritur shanset e kalimit te tij ne ndonje skuader tjeter.