Besëlidhja do të luajë ditën e sotme ndeshjen e javës së shtatë të Kategorisë së Parë ndaj Skënderbeut në Korçë. Lezhjanët vijnë nga një ecuri jo fort pozitive, por në javën e fundit arritën të marrin një fitore minimale 1-0 ndaj Orikut.

Megjithatë, humbjet në disa ndeshje janë reflektuar menjëherë në klub. Gjatë një analize përpara ndeshjes me Skënderbeun, presidenti Gjok Noka ka debatuar ashpër me trajnerin Alban Bruka.

Debati është bërë me tone të ashpra, ku rezultatet e skuadrës nuk janë përtypur mirë nga presidenti Noka. Pas këtij debati, “Shkodra Sport” ka mësuar se trajneri Alban Bruka ka vendosur të japë dorëheqjen, duke e braktisur skuadrën vetëm një ditë përpara ndeshjes me Skënderbeun.

Trajneri Bruka nuk e ka pritur aspak mirë debatin e fundit dhe në këtë mënyrë, ka vendosur të largohet nga Besëlidhja vetëm një ditë përpara ndeshjes me Skënderbeun.

Akoma nuk dihet se kush do t’i drejtojë lezhjanët në ndeshjen e sotme në Korçë. Megjithatë, gjithçka ndoshta pritet të mësohet në vazhdim.
Maringlen ZHIVANI