Prag- sezoni i ri ka sjelle ndryshime edhe ne organikeve e njeres prej Akademive te njohura ne Zonen e Shkodres, pikerisht te “Atletik Klub”.

Presidenti i kesaj shoqate Elton Bungaja ka afruar se fundi ne rradhet e kesaj Akademie edhe nje emer te njohur si Besfort Gjoklaj. Po ashtu, mesohet se pas doreheqjes nga drejtimi i ekipit te femrave te KF Murlani, prane “Atletik Klub” eshte rikthyer edhe Elis Legata.

Gjoklaj mesohet se do te jete trajner i ekipit U7 te kesaj Akademie dhe po ashtu edhe zevendestrajner me ekipin U15 qe do te drejtohet nga Legata.

“Objektivat e Akademise tone per sezonin e ri jane te synojme ngjitjen ne Kategorine Superiore per grupmoshat U13 dhe U15”- shprehen drejtuesit e “Atletik Klub”.

Kjo e fundit, ne dy sezonet e kaluara ka qene nder me te mirat ne Ligen Amatore- Zona Shkoder, teksa nuk kane munguar as trofeta e fituara nga ekipet e saj, megjithate steka e synimeve po rritet edhe me shume dhe tashme po shohin drejt Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/