Ligji i ri për sportin ka detyruar të gjithë klubet sportive të mos financojnë ekipet dhe si rrjedhojë tashmë çdo sport duhet të ketë një organizim të vetëm për t’u kthyer në një shoqatë ose organizim tjetër që parashikon ligji.
Bashkia Shkodër ka kohë që e ka ndërmarrë këtë inisiativë duke i dhënë edhe mbështetjen e duhur këtyre shoqatave për një periudhë dyvjeçare por edhe mbështetje logjistike. Tashmë shumë prej sporteve i kanë krijuar shoqatat e tyre dhe në pararojë të organizimit duket se është volejbolli i femrave.
“Shkodra Sport” mëson se pjestarë të këtij sporti kanë krijuar shoqatën “Vllaznia voleyball” dhe përpos kësaj, hapi më i rëndësishëm është vënia në krye të saj e një biznesmeni serioz, shkodranin Florian Zekaj.
Padyshim që kjo gjë pritet të japë shumë shpejt frutet e veta sepse presidenti i volejbollit të femrave në Shkodër ka bërë edhe planet e asaj se çfarë do të bëjë me këtë sport, duke filluar nga moshat e vogla dhe deri te ekipi i të rriturave teksa shumë shpejt do vijnë edhe sukseset./SHKODRA-SPORT.COM/