Bledi Shkëmbi ishte i ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, teksa bëri një analizë për këtë Botëror teksa u ndal më së shumti te Brazili. Legjenda korçare deklaroi se është tifoz i kombëtares “seleçao” teksa ndër të tjera u shpreh:

“Kam parë një Botëror që nuk e prisja, çdo ndeshje ka qenë e bukur dhe e luftuar. Shumë lojtarë të mirë dhe cilësor, që kanë qenë në formë. Unë personalisht kam qenë tifoz i Brazilit që i vogël. Nuk e kam kuptuar pse, por Brazili më pëlqen shumë si skuadër.

Duke hequr ndeshjen e tretë, Brazili është e vetmja skuadër që i ka dominuar kundërshtarët, por edhe rivalët nuk kanë qenë më të mirët e mundshëm. Të gjithë mbrojnë dhe të gjithë vrapojnë.

Te Brazili nuk gjen dot një pikë të dobët. Unë mendoj që Brazili dhe Franca janë ekipet më kompakte dhe janë më para të tjerëve”, u shpreh Bledi Shkëmbi.