Shumekush prej gati nje muaji i ka bere thirrje stafit teknik te Vllaznise per ta aktivizuar te vetmen blerje ne merkaton e janarit, mesfushorin Michael Panos.

Ate e kemi pare ne fushe vetem pak minuta deri tani me ekipin e pare te Vllaznise, por ne fakt pasditen e djeshme ka luajtur 90 minuta me ekipin U21 ne ndeshjen e kampionatit ndaj Bylisit qe perfundoi ne barazim 2-2.

Po çfare dhuroi ai ne fushe? Ata qe e kane ndjekur nga afer ndeshjen, perfshi ketu edhe stafin teknik te Vllaznise, besojme se nuk kane verejtur ndonje gje te veçante tek ky lojtar. Kuptohet qe ai u perpoq shume te bente me te miren, por duket qarte se mungesa prej kohesh e aktizimit, i ka bere dem.

Panos eshte nje lojtar qe di te luaje futboll, por ka nevoje per minuta loje. Kjo u pa qarte edhe ne pjesen e dyte, kur rendimenti i tij ra. Ne ndeshjet e ardhshme gjithsesi ai mund te jete nje alternative me shume per stafin e ekipit te pare, por gjithsesi, i duhet te luaje sa me shume./SHKODRA-SPORT.COM/