Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Blerje' në mbrojtje, VLLAZNIA ka gati 23 vjeçarin për ndeshjet e Conference...

‘Blerje’ në mbrojtje, VLLAZNIA ka gati 23 vjeçarin për ndeshjet e Conference League

Vllaznia do ketë gati edhe Abdurraman Fangajn. Shkodranët e afruan 23 vjeçarin nga Laçi një sezon më parë, teksa mbrojtësi nuk ia doli të lërë pas dëmtimin për të treguar cilësitë e tij.

I rikuperuar plotësisht, Fangaj ka zhvilluar fazën përgatitore dhe është gati për trajnerin Brdaric. Kuqeblutë luajnë në 8 korrik me Shiroki Brijeg sfidën e parë të Conference League në Bosnjë (21:00), teksa një javë më vonë dueli i kthimit zhvillohet në “Loro Boriçi”.

Me shkodranët që kanë afruar disa lojtarë këtë merkato, mund t’i shtohet edhe emri i Fangaj, që ka kontratë deri verën e 2022. Ai konsiderohet tashme nje element plus per stafin teknik dhe pret momentin e tij.

E rendesishme eshte qe tashme ai konsiderohet i rikuperuar plotesisht dhe i gatshem per te luajtur. Pastaj do te jete ne doren e trajnerit, per te gjetur momentin se kur do te luaje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments