Boksieri i talentuar shqiptar Adam Maca do te ngjitet serish sot ne ringun e Kampionatit Europian te 18 vjeçareve, per te synuar nje tjeter fitore dhe per t’u kualifikuar per ne zonen e medaljeve te ketij evenimenti shume te rendesishem te kesaj moshe.

I shoqeruar nga trajneri i tij Klaudio Çekini, boksieri me origjine nga Mirdita por i lindur dhe i rritur ne Angli, ndodhet prej disa ditesh ne Potec te Kroacise. Siç kemi bere te ditur, ne turin e pare, boksieri i kombetares tone ka qene me fat sepse eshte kualifikuar me short per ne turin e dyte ku eshte ndeshur me kroatin Bruno Bobac ndaj te cilit ka arritur te fitoje.

Si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne teteshen e boksiereve me te mire te peshes -57 kg dhe sot do te ngjitet ne ring per te zhvilluar ndeshjen e rradhes. Perballe tij do te jete bullgari Kostantin Yordanov Kostov i cili eshte kampion Europe ne fuqi per kete peshe, por Adam Maca duket i pergatitur per ta kaluar me sukses edhe ate.

Kujtojme qe ne dhjetorin e vitit te kaluar, Maca eshte shpallur nenkampion bote per 16 vjeçaret duke arritur ne kete menyre rezultatin me te larte ne historine e boksit shqiptar. Nderkohe ai tashme kerkon suksesin edhe ne Europianin e 18 vjeçareve dhe me formen qe ka, kjo mund te jete e arritshme.

Por per momentin i gjithe fokusi i tij eshte i perqendruar tek ndeshja e sotme ndaj boksierit bullgar dhe ne rast fitoreje Maca do te siguronte futjen ne zonen e medaljave te ketij Europiani./www.shkodrasport.com/