Argjentina ka kaluar në avantazh pas golit të shënuar nga Lionel Mesi. Kapiteni nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke shënuar golin e parë në këtë finale.
Por statistika e veçantë është se për herë të parë në të gjithë historinë e Kupës së Botës, e njëjta skuadër ka fituar pesë penallti në favor. Pra Argjentina ka fituar 5 penallti në Botërorin e Katarit.
Ndërsa Lionel Mesi është lojtari me më shumë penallti të realizuara në të gjithë historinë e Kupës së Botës. Ai ka shënuar 6 gola me penallti në Botërore brenda kohës së rregullt, pa llogaritur ato në kohën shtesë.