HomeBOKSBoksieri shkodran Bekim Vjerdha triumfon në turneun ndërkombëtar 'Adem Jashari'

Boksieri shkodran Bekim Vjerdha triumfon në turneun ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Boksieri shkodran Bekim Vjerdha ia ka dale te triumfoje ne finalet e turneut nderkombetar “Adem Jashari” qe u zhvillua keto dite ne Prishtine te Kosoves. Ai ka konkurruar ne peshen 80 kg dhe perballe ne finale ka patur boksierin e kombëtares së Kosovës Dionis Gashi.

Pavaresisht se tifozet kosovare prisnin fitoren e boksierit te tyre, ne fakt nuk ka ndodhur keshtu sepse Vjerdha ka bere nje paraqitje shume te mire ne ring duke e dominuar ndeshjen ne te gjitha drejtimet dhe si rrjedhoje ne fund gjyqtaria e ka shpallur ate fitues.

Njekohesisht perpos medaljes se vendit te pare, boksieri i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare eshte nderuar njekohesisht nga organizatoret me kupen e boksierit me fair- play.

Ndërkohë, dy boksierët e tjerë të kombëtares së Shqipërisë, Besjor Gjetja i peshës 75 kg dhe Redis Karaj në peshën deri në 86 kg, nuk arritën t’i kalojnë me sukses finalet e tyre, duke u mjaftuar vetëm me medaljen e argjendtë.

Megjithate kjo pjesmarrje e kombetares tone te drejtuar nga trajneret Zef Gjoni e Jetmir Kuçi, ia arriti qellimit me vendin e pare te fituar nga boksieri Bekim Vjerdha qe tregoi edhe njehere tjeter vlerat e tij ne ring./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments