Boksieri shkodran Bekim Vjerdha ia ka dale te triumfoje ne finalet e turneut nderkombetar “Adem Jashari” qe u zhvillua keto dite ne Prishtine te Kosoves. Ai ka konkurruar ne peshen 80 kg dhe perballe ne finale ka patur boksierin e kombëtares së Kosovës Dionis Gashi.

Pavaresisht se tifozet kosovare prisnin fitoren e boksierit te tyre, ne fakt nuk ka ndodhur keshtu sepse Vjerdha ka bere nje paraqitje shume te mire ne ring duke e dominuar ndeshjen ne te gjitha drejtimet dhe si rrjedhoje ne fund gjyqtaria e ka shpallur ate fitues.

Njekohesisht perpos medaljes se vendit te pare, boksieri i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare eshte nderuar njekohesisht nga organizatoret me kupen e boksierit me fair- play.

Ndërkohë, dy boksierët e tjerë të kombëtares së Shqipërisë, Besjor Gjetja i peshës 75 kg dhe Redis Karaj në peshën deri në 86 kg, nuk arritën t’i kalojnë me sukses finalet e tyre, duke u mjaftuar vetëm me medaljen e argjendtë.

Megjithate kjo pjesmarrje e kombetares tone te drejtuar nga trajneret Zef Gjoni e Jetmir Kuçi, ia arriti qellimit me vendin e pare te fituar nga boksieri Bekim Vjerdha qe tregoi edhe njehere tjeter vlerat e tij ne ring./SHKODRA-SPORT.COM/