Eden Hazard nuk po gjen qetësi në Spanjë. Sulmuesi i Real Madrid nuk ka arritur të përshtatet kurrë në ekip, shkak dhe dëmtimet e shumta që ka pësuar këto vitet e fundit.

Kjo ka bërë që lojtari të kërkojë largimin me qëllim që të luajë rregullisht.

Sipas medias spanjolle ‘ABC’ për 30 vjeçarin ka shprehur interes ish-skuadra e tij Çelsi. ‘Blutë e Londrës’ po kërkojnë ta rikthejnë lojtarin që në merkaton e janarit.

Formula do jetë me huazim të thjeshtë, por nuk përjashtohet që Reali të kërkojë një detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Mbetet për tu parë sesi do të rrjedhin ngjarjet, por merkato e dimrit po afron dhe synimi i Hazard është i qartë. Ai do të jetë përsëri protagonist siç ka qenë dikur.