Harmon Van Dave u largua nga Laçi në fillimin e javës teksa braktisi kurbinasit para dy ndeshjeve të turit të dytë për Conference League ndaj Petrocub. Sulmuesi nga Liberia mesa duket e ka pasur gati akomodimin e ri teksa së fundmi është prezantuar tek klubi i JS Saoura.

Këta të fundit janë pjesë e kampionatit elitar së Algjerisë teksa sezonin e fundit e mbyllën në vendin e tretë.26-vjeçari qëndroi me kurbinasit për një sezon ndërsa shënoi edhe pesë gola me fanellën e kurbinasve megjithatë nuk mundi për asnjë moment të shndërrohej në titullar duke vuajtur konkurrencën e Guindo, apo edhe të Adeleke Akinyemi.

Në këtë formë, Van Dave nis një aventurë të re shumë larg Superiores dhe Europës.Por perpos tij edhe Guindo pritet te largohet nha kurbinasit pas ndeshjeve europiane.

Kjo ngaqe pikerisht ne ate periudhe i mbaron edhe kontrata dhe ne kerkim te tij jane vene disa skuadra te tij te cilat duan te marrin sherbimet e golashenuesit me te mire te Superliges shqiptare per sezonin 2022-23.