Pas fitores me rezultatin 2-1 ndaj Skënderbeut, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç ka folur në mikrofonat e “SuperSport”, duke analizuar këtë takim:

Të sqarojmë pak situatën. Nuk luajtëm ndaj një ekipi që i ka humbur të gjitha ndeshjet, po luanim ndaj Skënderbeut. Ata po kërkojnë që të mbijetojnë. U kthyem pak mbrapa në mbrojtje dhe i pritëm.

Kam disa kritika për lojtarët dhe kemi fituar disi me fat. Por në fund fituesi nuk kritikohet. Unë kam besim te ekipi im që do të fitonte ndaj Skënderbeut si në Kupë dhe finale. Gabimi i Adilit?

Ne po zhvillohemi, i lejojmë lojtarët që të shprehen në fushë dhe mësojmë nga gabimet. U tregua i pamatur në atë momentin e golit të pësuar, por e ka kuptuar”.