Vllaznia do të luajë ditën e mërkurë sfidën e fundit në kampionat ndaj Laçit. Shkodranët duhet të fitojnë me çdo kusht ndaj Laçit e më pas të shpresojnë për një hap fals të Teutës. I ftuar në emisionin “Skaner”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh:

“Në Shqipëri të gjithë flasin shumë për atë që është e mundur dhe atë që nuk është. Deri në fund të sfidës shpresoj të kem skuadrën më të mirë për të mundur Laçin, por edhe të fitojmë titullin kampion. Kam shumë respekt për kundërshtarët, kemi folur shumë për Teutën dhe Vllazninë, por edhe Partizani ka bërë një sezon shumë të mirë.

Drejtuesve të Partizanit, u dhemb shumë humbja kundër nesh, por ndonjëherë ke fat ndonjëherë jo. Sfida e radhës do të vendosë se kush skuadër fiton dhe shënon më shumë gola do të fitojë dhe ne kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë”.

Cila skuadër ka bërë futbollin më të mirë? “Barcelona bën lojën më të mirë në Spanjë, por nuk e fituan kampionatin. Ne jemi skuadra që kemi fituar 18 ndeshje këtë sezon, ajo skuadër që do të fitojë titullin do të jetë skuadra që ka bërë më mirë e ne shpresojmë që në fund të jemi ne kjo skuadër”.

E keni përgatitur ndeshjen ndaj Laçit për të shënuar shumë gola? “Ne nuk jemi një klub arrogant, por jemi me këmbë në tokë dhe e dimë forcën e kundërshtarit. Kush do të jetë skuadra që do të godasë më shumë kuadratin do të fitojë. E njohim Laçin pasi jemi përballur në gjysmëfinalen e Kupës dhe cila skuadër do të shkojë më shumë para portës do të fitojë.

Oferta nga klubet e tjera dhe do të jeni pjesë e Vllaznisë? “Mendoj se duhet të jemi të qetë për ndeshjet që kemi. Jam shumë I lumtur të qendroj këtu, I dua shumë djemtë e mi e më vonë kemi kohë për të folur për këto gjëra. Ne besojmë dhe asgjë nuk është mbyllur akoma dhe dua të vazhdoj këtë rrugë që kam nisur, por nuk është vetëm në dorën time pasi duhet të zgjidhet një president”.