Thomas Brdariç nuk është më trajneri i Vllaznisë. Klubi vendosi që të mbyllte bashkëpunimin me gjermanin pas mungesës së rezultateve dhe njëkohësisht uljen e kreditit në publik që kishte nisur që nga koha kur në intervistat për mediat gjermane paraqitej si “Zot”.
Në një koment të shkurtër për “Presse-Agentur”, Thomas Brdariç është parë shumë i surprizuar nga vendimi i klubit të Vllaznisë.
“Ka vendime në futboll që nuk mund t’i kuptosh dot gjithmonë. Më duhet ta përtyp këtë situatë në fillim dhe të shoh se çfarë do të ndodh më vonë”, u shpreh Brdaric.
Tekniku gjerman eshte pershendetur paraditen e sotme me te gjithe lojtaret dhe stafin e tij dhe me pas eshte larguar nga ambjentet e stadiumit dhe me shume mundesi, shpejt do te lere edhe Shqiperine, per te udhetuar drejt vendit te tij.