Largimi i Ilir Dajes nga stoli i Partizanit ka qenë lajmi më i “nxehtë” në futbollin tonë në këtë periudhë. Ish-timonieri i Dinamo, Tiranës, Elbasanit etj, u largua nga të kuqtë para përfundimit të vitit. Në këtë mënyrë duke ndërprerë një bashkëpunim mes tij dhe Partizanit që vijonte prej një sezoni e gjysmë.

Daja ishte nga trajnerët që ishin më jetë gjatët në pankinat e skuadrave përkatëse. Por tashmë trajneri më jetë gjatë në Superligë në drejtimin e skuadrave aktuale është Thomas Brdarić.

Kreu i pankinës së Vllaznisë edhe pas largimit të Ndreut nga Kastrioti konfirmohet si ai që nuk ka lëvizur që nga sezoni i shkuar. Trajneri gjerman po ashtu si Daja është ulur në krye të Vllaznisë që në sezonin e shkuar.

Në një moment ku mori një ekip që vuante prej vitesh dhe i bëri të luanin një lojë moderne dhe rezultative, ku madje Vllaznia mori edhe një trofe si kupa e Shqipërisë. Drejtuesit kuqeblu duket se kanë besim të madh tek ish-mesfushori.

Kjo pasi besimi ndaj tij nuk është lëkundur kurrë pavarësisht disa rezultatve jo të mira ndonjëherë. Tashmë Brdarić e ka vendosur një “rekord” në Superligë duke qenë me jetë gjati në drejtimin e një skuadre të kampionatit.

Endri ÇINARI