HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBroja do të dërgojë Shqipërinë lart në Champions, mund të shkruajë histori...

Broja do të dërgojë Shqipërinë lart në Champions, mund të shkruajë histori pa nisur mirë karrierën

Nëse dikur ëndërronim të kishim një lojtar pjesë të një klubi të madh europian, tashmë e kemi një të tillë. Armando Broja është futbollisti tek i cili janë varur të gjitha shpresat e tifozëve të Kombëtares. Dhe kjo jo më kot.

Potenciali i tij është i jashtëzakonshëm dhe fakti se është pjesë e ekipit të parë të Chelsea-t tregon shumë. Vetëm 21 vjeç dhe Broja ka arritur të futet në historinë e kuqezinjve.

I pari lojtar i Kombëtares shqiptare që luan dhe shënon për një klub si Chelsea. I pari lojtar i Kombëtares sonë që tund rrjetën në Premier League. I pari, i pari, i pari! Sa shumë arritje dhe ai është ende 21-vjeçar. Shkrimi i historisë vetëm sa ka nisur për Brojën. Ky i fundit pritet të dërgojë Shqipërinë në një tjetër nivel në Champions League.

Momentalisht, vetëm Berat Gjimshii ka arritur të shkojë deri çerekfinale të këtij kompeticioni. I pari shqiptar që ka shkuar kaq larg. Por nëse Gjimshitit iu deshën vite të tëra për të mbërritur deri në këtë pikë, Broja ka shansin të hyjë në librat e historisë së Kombëtares së Shqiptare që 21 vjeç. Nëse Chelsea shkon më larg se faza çerekfinale, atëherë Armando do të bëhej i pari lojtar nga kuqezinjtë që shkon kaq larg në një kompeticion si Champions League.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments