Sauthemptoni ndaloi marshin prej 12 fitoresh radhazi të Mançester Sitit. Në përfundim të kësaj sfide trajneri i kampionëve në fuqi, Pep Guardiola foli me elozhe për Armando Brojën.

“Ata mbrojtën mirë dhe janë të pabesueshëm në kundërsulm. Armando Broja dhe Adams janë shumë të fortë dhe është e vështirë t’i mbash, por ne ja dolëm.”- tha ai. Paraqitjet e Armando Brojës po bëjnë që Premier Liga të flas për të.

Ne ndeshjen e sotme qe u mbyll ne barazim 1-1, sulmuesi i kombetares shqiptare ishte madhështor ndaj Mançester Sitit të Pep Guardiolës, dhe shqiptari padyshim ishte ndër më të mirët në fushë edhe pse nuk shënoi gol.

Ai e dërgoi një herë topin në rrjete, duke iu shmangur mbrojtësve e mposhtur portierin, por ishte në pozicion jashtë loje. Po ashtu mund të kishte fituar penallti, i penguar nga Ederson, por ishte sërish jashtë loje.

Më pas, 20-vjeçari shpërtheu duke kaluar mbrojtjen e fortë të Sitit, por në momentin e fundit u ndal nga Laporte. Kjo në minutën e 52-të, dhe menjëherë gjatë goditjes nga këndi, Broja goditi me kokë dhe topi u përplas në shtyllë nga 2 metra larg, e pastaj porta u shpëtua nga Ederson

Megjithate paraqitja e Brojes ne kete ndeshje ka qene serish e mire dhe jo me kot, mori edhe vemendjen e Guardioles.