Vlera e kartonit të fu tbollistëve ka qenë gjithmonë një nga temat më interesante sepse sjell edhe një kureshtje te tifozët e këtij sporti, por duke ditur se ato ulen dhe ngrihen shpesh, kjo në varësi edhe të performancës së lojtarëve në fushë apo rendimentit që ata kanë, renditja ndryshon nga çdo vit apo çdo muaj në disa raste.

Nëse hedhim vështrimin te futbollistët e Kombëtares shqiptare sa i përket vlerës së kartonit që ata kanë, që “Panorama Sport” e ka bërë gjithmonë duke iu referuar faqes së mirënjohur “Transfermarkt”, do të shohim se kush e udhëheq këtë listë aktualisht, sa e kanë pasur vlerën e kartonit vitin e kaluar dhe në cilin vit kanë pasur pikun më të lartë që kanë kushtuar më shumë.

Vendin e parë e mban Armando Broja, edhe pse i dëmtuar, vlera e tij është 30 mln euro. Pas tij renditet Gjimshiti me 13, i cili ka pësuar një rënie nga 20 mln që ka kushtuar.

I treti është Kristjan Asllani që ka qëndruar në të njëjtën vlerë dhe Kumbulla që ka pësuar një rënie prej 5 milionë eurosh nga vjet dhe 18 mln nga 2020-ta që ishte edhe piku i tij.

Pas tij janë Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni me 8 mln. Rritje ka pësuar Uzuni, Mehmeti e Balliu. Ndërkohë, lojtari me vlerën më të ulur është Arbnor Muçolli me 250 mijë euro.