Tre etapa, tre fitore të çiklistëve të Vllaznisë si individ por edhe si ekip. Kjo është ecuria e shkëlqyer e ekipit shkodran që po dominon në etapat e deritanishme të Rrethit Çiklstik të Juniorëve që është duke u zhvilluar nga FSHÇ. Etapa e sotme ka qenë ajo Fier- Cakran- Vlorë.

Në maloren e Cakranit ka patur një shkëputje të pesë çiklistëve mes të cilëve kanë qenë edhe Kola e Kronaj por me kalimin e kilometrave ky grup është kapur nga pjesa tjetër e çiklistëve dhe të gjithë sëbashku kanë pedaluar drejt Vlorës. Në mbërritje sërish më i shpejti është treguar Bruno Kola i Vllaznisë që ka zënë vendin e parë ndërsa pas tij ka mbërritur Amarildo Goga i Apolonisë dhe në të tretin sërish një çiklist shkodran, Kledison Cani. Pas tre etapash, në renditjen e përgjithshme si individ kryeson Bruno Kola ndërsa pas tij është Goga i Apolonisë ndërsa në të tretin është Astrit Kronaj i Vllaznisë. Edhe në renditjen ekipore, shkodranët zënë vendin e parë. Nesër zhvillohet etapa e katërt dhe e fundit e këtij Rrethi, ajo me itinerar Vlorë- Rrogozhinë dhe padyshim që objektivi i çiklistëve shkodranë dhe i trajnerit Leonat Kola është mbajtja e vendeve të para në të dy renditjet.
© shkodrasport.com