Bruno Telushi me shumë mundësi është goditja e madhe e Vllaznisë këtë merkato. Mesfushori e mbylli me Neftchi Baku në Azerbajxhan si kampion, teksa nuk rinovoi me ekipin ku luajti një sezon.
Sipas newsport.al, lojtari 30 vjeçar dhe sponsori Alban Xhaferi e kanë mbyllur marrëveshjen për 7-8 mijë euro në muaj.
Vlonjati prej javësh zhvillon stërvitje individuale në qytetin e lindjes, ndërsa ofertat për të nuk kanë munguar as nga Kosova.
Drita dhe Gjilani kanë bërë derbi për të, ndërsa 30 vjeçari ka zgjedhur të vijojë me Vllazninë. Me marrëveshjen thuajse të kryer, Brdaric do ketë në mesin e fushës një luftëtar dhe kampion të Superligës.
Flamurtari, Partizani dhe Kukësi kanë qenë skuadrat ku “ushtari” është aktivizuar në Shqipëri, teksa në Itali ka luajtur për Virtus Entela dhe në Kroaci për Slaven Belupo.