Edhe pse në moshën 44-vjeçare, Gianluigi Buffon as nuk e kalon nëpër mend fjalën tërheqje. Portieri legjendar ka rinovuar para pak ditësh kontratën me Parmën në Serie B deri në vitin 2024, ndërsa së fundmi thekson se pse duhet të tërhiqet në momentin që ende është autor i performancave pozitive në fushën e lojës.

“Dua ta shtyj edhe më shumë veten time, përderisa luaj kaq mirë atëherë pse duhet të tërhiqem. Futbolli është si një treg në të cilin ka shumë konkurrentë dhe përsa kohë bën më mirë se të tjerët është e drejtë të vazhdosh të mbetesh aktiv.

Janë pikërisht performancat ato të cilat vendosin nëse mund të luash dhe të bësh pjesë në një projekt apo jo”, thekson Buffon.

Në këtë sezon, ish-portieri i Juventus ka zhvilluar 25 ndeshje për Parmën ndërsa kërkon që me këtë skuadër të ngjitet në elitën e futbollit italian.